Aplikacioni i takimeve bllokon profilin e aktores Sharon Stone

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Sharon Stone, është bllokuar nga aplikacioni takimeve pasi u regjistrua aty për tu njohur me meshkuj.

Por Bumble pohoi se e bllokoi për shkak të raportimeve se profili i saj ishte fals. Megjithatë 62-vjeçarja pranoi se ishte profili i saj i vërtetë.

“Hej Bumble, jam e përjashtuar?”, shkroi ylli i kinematografisë botërore.

Bumble tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stonet në mënyrë që ajo të mund të “kthehet në Bumbling”.

“Na besoni, ne patjetër që të duam aty”, tha drejtorja editoriale e Bumble, Clare O’Connor.

Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë gjë tjetër.

Përdoruesit mund të filtrojnë me ata që duan të takojnë sipas gjinisë, moshës dhe distancës.

Nëse dy përdorues “pëlqejnë” njëri-tjetrin, mund të fillojnë të komunikojnë dhe të lidhen bashkë.

Bumble është i ndryshëm nga aplikacionet e tjera të takimit pasi këtu janë të parat gratë që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.

Të ngjashme