Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është kusht i vetëm për liberalizimin e vizave për kosovarët, por është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
“Ndaj me ju qëndrimin se liberalizimi i vizave do të dërgojë një sinjal për qytetarët, dhe 93 nga 95 kushtet janë plotësuar dhe për këtë Kuvendi të ratifikojë demarkacionin dhe të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Apostolova.
Këto komente ajo i ka bërë në takimin e tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.