Isufi tregon arsyet e dorëheqjes, fajëson Qeverinë Haradinaj për neglizhencë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Florim Isufi, i ka paraqitur kreut të Qeverisë, Albin Kurti dorëheqjen nga pozita e anëtarit të Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Isufi në një intervistë për Eonomia Online ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur pas neglizhimit të punës së komisionit nga politika.

Ai thotë se nuk ka qenë i gatshëm të pranojë vijën e ish-komisionit që udhëhiqej nga Murat Meha e që sipas tij, ka qenë i përcjell me shumë parregullsi.

“Kufiri me Malin e Zi do të jetë problem për shënim në terren për arsye se duhet të gjendet një komision i cili pranon vijën e ish-komisionit për atë arsye edhe jam larguar nga ky komision sepse unë nuk jam në gjendje kur i kam në dorë gjithë këto dokumente dhe kur e di se si është zhvilluar situata nuk jam në gjendje të bëj një vijë të tillë”.

Isufi ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinj dhe ministrinë e Punëve të Jashtme për moskordinim me komisionin shtetërorë të Malit të Zi.

“Arsyet pse unë kam dhënë dorëheqje janë të shumta mbi të gjitha mosfunksionimi i mirë dhe i drejtë i ish-strukturave politike në Kosovë sidomos atyre vendimmarrëse dhe metoda dhe mënyra e komunikimit dhe menaxhimit të situatës me komisionin për të organizuar takimet e përbashkëta me komisionin shtetërorë të Malit të Zi”.

“Marrëveshja është ratifikuar tash e dy vjet më parë në kuadër të marrëveshjes ka qenë një klauzolë në të cilën është paraparë që të bëhet  shënjimi i kufirit me një komision të përbashkët që do të krijohet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, bazuar në letrën e dy presidentëve të këtyre dy republikave një gjë e tillë nuk është bërë kurrë”.

“Unë besoj që një punë është neglizhuar  pa mas nga ish-ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sepse ajo duhet të i organizoj këto takime dhe mu për këtë arsye kanë shkuar dy vjet përkundër punës maksimale që kemi bërë, ne kemi punuar në vazhdimësi dhe duke i parë të gjitha ato tendenca që nuk kanë pasur dëshirë ndoshta dikush apo nuk ka pasur kuraje të i takoj këto dy komisione e kam parë të udhës që unë të mos jem më anëtarë i komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare”.

Gjeografi Isufi tha se me kryeministrin aktual Albin Kurti u ka kërkuar që të përgatisin një platformë dhe përmbledhje të informatave për punën e bërë.

“Dorëheqja i ka disa faza e para paralajmërimi një muaj më herët unë këtë e kam bërë të kryeministri Kuri, të cilin e falënderojë për takimin dhe për interesimin e tij maksimal, pas një muaji pritet që zoti Kurti të merr këtë vendim pro ose kundër të pranoj dorëheqjen ose jo”.

“Kryeministri Kurti edhe ka kërkuar nga ne që të bëjmë një platformë, ka pasur një interesim që të bëjmë një përmbledhje të këtyre informatave dhe të fillojnë procedurat por meqë ka kaluar ky dy viteshi tash mbetet vetëm në vullnetin e palës malazeze a pranon apo jo për të i hyrë korrigjimit të kufirit, përndryshe brenda këtyre dy viteve është dashur të bëhet edhe shënjimi jo veç korrigjimi i vijës kufitare, një gjë e tillë nuk ka ndodhur jo për fajin e komisionit por të strukturave politike”, tha ai, raporton EO.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me të marrë detyrën në nëntor të 2017 kishte shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e kishte profesorin Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Me 16 shkurt të vitit 2018 Kosova dhe Mali i Zi janë marrë vesh për rishikimin e marrëveshjes përmes nëj deklarate të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionit me 21 mars të viti 2018, marrëveshje kjo që ishte caktuar nga Bashkimi Evropian si kusht për heqjen e vizave.

Të ngjashme