VV-ja: Sot një vit ndodhi mashtrimi i madh, Haradinaj po ia hedh fajin Thaçit për gabimet e tij

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në një vjetorin e arritjes së marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.  

Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj vetëm se e kanë vërtetuar pretendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se Kosova ka humbur territor kur bëri korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

”Deklaratat e kryeministrit para një jave, që Demarkacioni me Malin e Zi ishte një mashtrim vërteton pretendimin e Vetëvendosjes së Kosova ka humbur 8200 hektarë. Janë bërë një vit që kur është themeluar kjo marrëveshje, dhe asnjë institucion shtetëror nuk është interesuar për këtë proces”, tha ai.

Ai tha se kryeministri Haradinaj po bëhet qesharak që për gabimet e tij i hedh fajin çdo herë dikujt tjetër duke i referuar presidentit Hashim Thaçi për rastin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

 “Kemi të bëjmë me një datë që sot një vit u miratua marrëveshja e demarkacionit me Malin e zi. Më kujtohet si sot si Haradinaj  mundohej t’i bindej deputetët  për nënshkrimin kësaj marrëveshje. Letra e nënshkruar mes dy presidenteve përbënte për të siguri vendimtare që ky demarkacion do të ndryshonte. Me vet faktin që letra thoshte për rregullim të vijës kjo letër u bë edhe pjesë e ligjit që u miratua. Në deklaratat e kryeministrit para një jave në Deçan e kanë bërë budalla dhe se s’do të mund të më bëjnë më budalla tregon se ai tashmë është i mashtruar prej presidentit Thaçi. Me një fjalë ai vetëm po e argumenton atë që VV e ka thënë 1 vit më parë se ajo është vetëm një copë letre”, tha Konjufca, raporton EO.

Ai tha se kryeministri duhet të jap përgjegjësi sepse sipas tij po e “tepron” duke ia hedhur fajin dikujt tjetër.

”Kryeministri Ramush Haradinaj duhet të jap përgjegjësi sepse po ja tepron, për çdo gabim të tij i hedh fajin dikujt tjetër. Kinse ai s’qenka fajtor e ka gënjyer presidenti. Presidenti po thotë se ”e ka gënjyer BE-ja”, ashtu siç po thotë edhe ministrja e Integrimeve që ”e ka mashtruar BE-ja. Jemi mbushur me premtime të rrejshme, me këto praktika ku secili ja hedh fajin tjetrit për gabimet që ka bërë. Ramush Haradinaj duhet të marrë përgjegjësi, që ose e ka ditë që demarkacioni është gabim por ka qenë i lakmueshëm për karrige. Nëse je kryeministër që të mashtron çdo kush, duhet të japësh dorëheqje, e vetmja arsye që ai thotë është ‘‘unë jam njeri i mirë por më kanë mashtruar’‘. Kjo është qesharake!”, tha ai.

Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci, tha se sot janë bëtë një vit kur ndodhi mashtrimi i madh.

“Me votimin e demarkacionit Haradinaj fitoi pozitën e kryeministrit dhe legjitimoi pozitën e presidentit Hashim Thaçi. Thaçi kishte thënë se me mos miratimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk po arrihet liberalizimi i vizave dhe po izolohen qytetarët e Kosovës, por sot një vit ka ndodhur demarkacioni dhe janë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha Nagavci.

Të ngjashme