Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës.
Ajo e konsideroi këtë si sulm kundër vlerave njerëzore. Gjithashtu ka bërë thirrje nga institucionet relevante t’i ndëshkojnë keqbërësit.
Shkrimi i Nataliya Apostolova në Twitter:
“E tronditur nga sulmi ndaj Arbana Xharrës. Bashkimi Evropian qëndron mbi çdo sulm kundër vlerave njerëzore. U bëj thirrje institucioneve për t’i ndëshkuar keqbërësit”.