Apostolova në Kuvend, i bashkohet takimit Veseli-Delawie

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 13:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Situata në Kuvendin e Kosovës ka ndryshuar. Kjo pasi që seanca ka qenë e planifikuar të fillojë në ora 11:00. Kur kanë kaluar më shumë se dy orë ende nuk kemi ndonjë njoftim për arsyen e kësaj shtyerje. Ndërsa në Kuvend ka arritur edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, njofton Ekonomia Online.

Sipas burimeve brenda Kuvendit, ajo është nisur në zyrën e kryetarit Veseli, ku ky i fundit po mban një takim me ambasadorin Delawie. Derisa mësohet se aty janë edhe shefat e Grupeve parlamentare me përjashtim të Listës serbe.

Situata është rënduar pas disa deklarimeve të partive politike të cilat kanë vendosur kushte për ta votuar demarkacionin.

Të ngjashme