Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kanë hapur serinë e “EU Teach a Day” në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se po hapet një edicion për të diskutuar për edukimin në Kosovë, të ardhmen e nxënësve dhe për t’i shpërnda eksperiencat e tyre.
Ajo tha se nxënësit duhet të orientohen në profesionin që ata e duan, sipas saj edhe me politikën duhet vepruar mençr.
Apostolova nxënësve u tha që të mendohen mirë kur të jenë zgjedhjet në Kosovë dhe të përkrahin njerëzit që japin më shumë për rininë.
“Tash është koha me pa se çka dëshironi me studiuar, a dëshironi më vazhdu studimet apo jo, unë mendon se gjenerata e juaj nuk është e njëjtë si e gjyshërve tuaj ju do ta ndryshoni vendin dhe për këtë keni aspiratë dhe kredibilitet, ju lutem vendosni për shpresën e vendit tuaj. Kur zgjedhjet të vijnë është e rëndësishme për juve të dini të zgjidhni njerëzit më të mirë, njerëzit që kanë kujdes për juve dhe për popullatën kosovare”, tha Apostolova.
Ajo tha se kjo gjeneratë është e ardhmja e Kosovës dhe së bashku mund ta ndërtojnë vendin.
“Gjenerata juaj do të jetë shumë e rëndësishme për ne sepse Kosova është vend i ri dhe ju duhet ta keni edukimin më të mirë dhe për këtë edhe ne si BE jemi duke sjell kaq shumë ndihmë këtu”, tha ajo.
“Unë dua të shoh ndryshme në bërjen e politikës, në të ardhmen duhet të jeni kërkesës jo vetëm për veten, por edukimi evropian ju jep shumë mundësi si ERASMUS ju duhet me qenë të përgatitur që kur Kosova të jetë anëtarë në BE ju te keni më të qartë se çka dëshironi të bëni dhe ku të jetoni”, shtoi Apostolova.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi tha se nxënësit duhet të orientohen në atë profesion që kanë talent.
Ai sugjeroi që të mos marrin vendime të gabuara dhe të zgjedhin profesionin që nuk e duan vetëm për të ardhurat e tyre.
“Çështja e orientimit në karrierë për të pas sukses duhet të ketë fillimin dhe përfundimin të suksesshëm pika më e rëndësishme për ju është vendimi i parë për të ardhmen tuaj, cila është e ardhmja juaj e profesioni juaj, ka të rinj që kanë më të ndarë se çka planifikojnë të ardhmen por ata që kanë edhe dyshime dhe ata duhet të kenë nevojë për këshilla e përkrahje që të përcaktojnë drejtë të ardhmen tuaj”, tha Bytyqi.
“Ne duhet të testojmë vetveten se çka ne mund të bëjmë, MAShT është për të ndihmuar për orientimin në karrierë ende nuk e kemi bërë një sistem që të i bëjmë fëmijëve orientim në karrierë nga klasa e 5 për me zhvillu potencialin e tyre, ajo që kemi arrit është në pjesën finale të shkollës se mesme, kemi ngrit qendra të karrierës etj”, shtoi ai.
Bytyqi tha se nxënësit para se të vendosin për të ardhmen e tyre duhet të interesohen dhe të shohin se ku ka nevojë Kosovë për punësime, raporton Ekonomia Online.
“Ne e kemi një platformë të rëndësishme, busulla një platformë online ku në këtë program gjenden shumë informacione për llojet e punës që kërkohen në Kosovë, storjet e suksesit që u ndihmojnë në vendimmarrje në karrierë por mos kopjoni të tjerët, zbulojeni veten”, tha ai.
Ai tha se në Kosovë ka vende pune, por që të rinj nuk ka në ato drejtime.
“Ka shumë vende pune por kemi mungesë të rinjve në ato drejtime”, tha ai
“Duke u orientuar në karrierë ju do të jeni lider të ardhmes tonë, mos ngurroni të kërkoi përkrahjen tonë që vërtetë ju të orientoheni drejtë dhe të jeni e ardhmja që jetoni më të mirën”, tha ai.
Bytyqi tha se sistemi i edukimit nuk ka arritur maksimumin, por ai ka shpresë që me të rinj e ardhmja e Kosovës është e garantuar.
“Vendi jonë nuk ka perspektivë të keqe, ju jeni e ardhmja e vendit është gabim të mendoni sot se po u orientova në këtë çka dua unë a do ketë të ardhme të mira, por duhet të vendosni atë që e dëshironi në Kosovë ka nevojë me u përmirësuar, por nëse ke përzgjedh një profesion të gabuar ai pas 5 vite nuk mund të ndërrohet”, shtoi ai.