Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka uruar qytetaret e Kosovës për zgjedhjet e rregullta.
Apostolova ka uruar qytetaret e Kosovës për procesin e rregullt zgjedhor, duke thënë se tani institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve.
Me tej ajo ka shkruar, se nuk ka kohë për të humbur për Kosovën, sepse e ardhmja Europiane nuk mund të pres,. Ajo ka përmendur dy sfidat kryesore që e presin Kosovën, përkushtimin ndaj ekonomisë dhe dialogun me Serbinë.
“Urime qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta. Ju keni shprehur vullnetin tuaj dhe tani institucionet dhe politikanët duhet ta zaptojnë atë. Nuk ka kohë për të humbur. Është e rëndësishme që Qeveria e re duhet të formohet, sepse e ardhmja Europiane nuk mund të presë. Përkushtim ndaj ekonomisë dhe dialogut me serbin thelbësore”, ka thënë Apostolova.//GM