Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiç.
Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Pres që Policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Apostolova.
Vetura e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic, është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Reagime lidhur me rastin kanë ardhur edhe nga Beogradi./GE