Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefja e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Mustafa dhe Apostolova biseduan në përgjithësi për përmbajtjen e Raportit si dhe hapat e mëtejmë në avancimin e proceseve në Kosovë.
Gjatë takimit, po ashtu, u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e synimeve të përbashkëta në rrugën eurointegruese të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdim e reformave të gjithanshme, zhvillim ekonomik, fuqizim të shtetit të së drejtës dhe luftimin e dukurive negative.