Apostolova kërkon që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 10:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet, raporton Ekonomia Online.

Madje ajo ka bërë thirrje për miratimin e një sërë ligjsh, përfshirë edhe atë për largimin e zyrtarëve të akuzuar nga institucionet.

Përfaqësuesja e BE-së, në konferencën rajonale kundër korrupsionit, shtoi se me gjithë arritjet sa i përket aspektit legjislativ, Kosova ka ende hapësire për të bërë me shumë.

“Është me rëndësi të ketë ligje me standard të lartë dhe të realizohen kontrolle të brendshme. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet kyç për BE-në në rajon. BE-ja në raportin për vitin 2018 i ka rekomanduar Kosovës të ndërmarrë hapa të fort kundër korrupsionit”.

Më tej ajo ka theksuar se luftimi i korrupsionit ndërlidhet direkt edhe me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Me gjithë arritjet që Kosova ka pasur në aspektin legjislativ prapë ka hapësirë në këtë fushë. Duhet të miratohen ligji mbi sinjalizimin, ligji mbi heqjen e zyrtarëve të akuzuar, ligji mbi agjencinë. Këshilli i Evropës po harton një vlerësim i cili përfundon këtë vit dhe besoj se institucionet do të marrin parasysh rekomandimet nga ky raport”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/thaci-uck-ja-ska-pase-me-shume-se-15-mije-ushtare-te-hetohet-ky-mashtrim-pa-kercenime/

Të ngjashme