Apostolova: Moskoordinimi mes institucioneve problem në zbatimin e MSA-së

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 13:52 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë prezantuar Projektin e Binjakëzimit: “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së”, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e administratës publike në Kosovë për të menaxhuar në mënyrë efikase dhe efiçiente procesin e MSA-së duke përmirësuar planifikimin e politikave për miratimin e AquisCommunitaire.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se ky projekt do të jetë një ndihmë për institucione e Kosovës sidomos në koordinimin e tyre për të përmbushur kriteret e caktuara nga MSA.

Sipas saj, moskoordinimi mes institucioneve po paraqet problem në zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Ky proces nuk është i lehtë dhe të gjitha vendet që do te jenë pjesë e këtij procesi do të shohin këtë. Kjo marrëveshje ishte një lidhje e Kosovës me vendet e BE-së. Duke qëndruar kështu së bashku me ambasadorët dëshmojmë se ne jemi afër jush gjatë implementimit. Ky projekt që po e lansojmë sot ka të bëjë me këtë marrëveshje. Meqenëse procesi i MSA është kompleks i tillë është edhe ky projekt”.

“Nga ana e zyrës së BE së ne i dimë vështirësitë e koordinimit të projektit prandaj duke i përfshirë katër ministritë dhe institucionet e tjera sfida është edhe më e madhe. Një ndër sfidat e projektit është edhe koordinimi i punës së ministrive të linjës me atë të Integrimit Evropian”.

“Shumë prej nesh që kemi përvoja nga administrata tona e dimë që koordinimi mes institucioneve është sfidë andaj edhe puna e këtij projektin është që të gjej këto probleme. Mendoj se është shumë e rëndësishme që rezultatet të jenë fokus i një dialogu më të gjerë”.

Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë paralajmëroi institucionet se përmes këtij projekti do të kenë shumë punë dhe do të kenë një rrugë të vështirë.

Sipas tij, qytetarët duhet të kuptojnë që integrimi në BE nuk është proces i lehtë dhe i shkurtës pasi  anëtarësimi në BE duhet të bëhet përmes meritokracisë.

“Sot jemi këtu që ti premtojmë Kosovës shumë punë dhe shumë vështirësi kërkoj falje për këtë por për ti arritur këto kemi bërë një konsorcium të fuqishëm. Jemi këtu që të ofrojmë këshilla sa më shumë që kemi për administratën tuaj e di që është një udhëtim  drejt të panjohur, por nuk do të keni më nevojë për këtë kur të bëheni pjesë e BE-së”.

“Që nga pavarësia e Kosovës integrimi në BE ka qenë një ndër objektivat e të gjitha qeverive të saj. Duke pasur parasysh këtë situatë mendoja e duhet të jetë e arritshme që popullsia të kuptoj që ë mënyrë që të bashkohemi BE nuk mund të bëjmë shumë shpejt për shkak se është një proces i gjatë dhe i bazuar në meritë”.

Më tutje ai siguroi se Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet.

Marija Kapitanovic, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha se ekipi që do të jenë pjesë e projektit janë kanë punuar edhe më herët me njëri-tjetrin.

Ajo tha se përmes këtij projekti do të ndihmohet administrata publike jo vetëm MIE por edhe e ministritë tjera.

Më tutje Kapitanoviç tha se kapitujt e zgjedhur nga MSA ndërlidhen drejtpërdrejtë me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Projekti zbatohet nga një konsorcium i cili përfaqëson tri Shtete Anëtare të BE-së: Ministrinë Federale të Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Energjetike, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.

I gjithë projekti do të zgjasë deri më 15 qershor 2019 ndërsa vlera e këtij projekti kalon shifrën prej 1.6 milionë euro.

Të ngjashme