Dështon mbledhja e Komisionit për Stabilizim Asociim, Gashi i quan të papërgjegjshëm deputetët

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë në Kuvendin e Kosovës nuk e ka mbajtur mbledhjen e radhës, në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se në mungesë të deputetëve janë të detyruar që ta shtyjnë mbledhjen.

Ai ka arsyetuar disa nga deputetët që nuk kanë qenë pjesëmarrës për shkak të infektimit më Coronavirus.

Por ai pati kritika për kolegët e tjerë që nuk morën pjesë në mbledhje, duke e quajtur veprimin e tyre të papërgjegjshëm.

Sipas tij, ky komision është shumë i rëndësishëm ngase ka për detyrë të monitorojë zbatimin e MSA-së, prandaj edhe pjesëmarrja është e obligueshme.

“Ka mungesë të deputetëve, disa kanë arsyeje se janë të infektuar me Covid”.

“Komisioni është i rëndësisë së jashtëzakonshme, ngase ne e kemi për detyrë ta mbikëqyrim MSA-në. Sot e kemi pasur në rend dite shqyrtimin e planit të punës”.

Të ngjashme