Ministri i ri Shëndetësisë raporton në Komision javën tjetër

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 11:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka diskutuar rreth procesit të monitorimit të ligjeve, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, me këtë rast ka bërë të ditur se javën tjetër për raportim në Komision do të vijë ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Diskutimi rreth procesit të monitorimit të ligjeve ku ka mbetur vetëm një vizitë në teren për t’i dërguar në seancë plenare. Ka gjasa që ministri i shëndetësisë javën që vjen të vijë për të raportuar në Komision, tha Kollçaku.

Deputeti Burim Karameta nga VV-ja, tha se janë në përfundim të Ligjit për shëndetin mendor.

“Ne jemi në përfundim të këtij ligji. Kemi tri institucione ku distanca është fizike shumë e shkurt dhe shpresojmë të kemi raportin final”.

Deputetja Labinotë Demi-Murtezaj, tha se secili bashkëpunim sjell përvoja të reja dhe kjo ndihmon në punë e Komisionit.

Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja tha se, duhet që të punohet në iniciativa të reja, raporton EO.

“Kjo iniciativë do të na ndihmojë por duhet të shohim edhe organizata tjera. Duhet të insistojmë që përvojat e tyre t’i implementojmë”.

Brikena Hoxha, Iniciativa Kosovare për stabilitet, organizatë me të cilën Komisioni ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, tha se do të ndihmojnë me ekspertiza në fusha të ndryshme.

“Unë përfaqësoj koalicionin për drejtësi sociale. Ne do t’i ndihmojmë Komisionit me hulumtime ekspertizë në fushën e mirëqenies sociale me aq sa i kemi mundësitë tona”.

Të ngjashme