Drejtues të Akademisë së Drejtësisë raportojnë në Komision, ankohen për mungesë të buxhetit

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 11:26 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar Planin Vjetor të Performancës  për Akademinë e Drejtësisë për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Enver Fejzullahu, drejtor ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë tha se planin e punës dhe planin e performancës.

Ai më tej ka shtuar se synim kanë trajnimin e prokurorëve e gjuetarëve. Fejzullahu tha se kanë mungesë të  buxhetit, por edhe objekti në ndërtim e sipër po iu sjell probleme.

“Objektiv është avancimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, aty është parapa edhe një numër i madh dhe është bë programi trajnues për vitin 2022. Në sistem i kemi diku 600 gjyqtarë dhe prokurorë pa e përfshi stafin administrativ”.

“Përmasimi i infrastrukturës mbetet sfidë, ne kemi një objekt që është në ndërtim e sipër. Tash buxheti është i pamjaftueshëm edhe pse ne e kemi dhënë buxhetin fillestar. Objekti për momentin është pezull”.

Deputetja e VV-së Doarca Kica tha se përpara se t’i trajnojmë gjyqtarët, duhet t’i identifikojmë problemet dhe sa para se të kërkohet buxhet shtesë duhet të arsyetohet.

“Asnjëherë s’po them se nuk keni nevojë për buxhet shtesë, por po them përpara se të shkojmë me kërkesa me buxhet shtesë, të shohim se si ta bëjmë më efektive edhe vetë trajnimin”.

Fejzullahu më tej ka shtuar se ata janë shembull në rajon për mënyrën e funksionimit, raporton EO.

“Rregullimi që e ka Akademia e Drejtësisë në Kosovë në aspektin legjislativ është ambicie për vendet tjera”.

“Përderisa në shumicën e vendeve tjera janë t’u në përpjekje se në këtë fushë ka dhënë shumë Këshilli i Evropës. Ne kemi bë përpjekje të anëtarësohemi aty”.

Të ngjashme