ZKA-ja nis auditimin për planifikimin dhe zbatimin e Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Planifikimi dhe zbatimi i Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm”, për komunën e Pejës, Istogut, Podujevës dhe Gjilanit.

Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me komunat përkatëse e ka planifikuar Programin bazuar në nevojat reale të qytetarëve si dhe nëse fondet publike janë menaxhuar në mënyrë efektive për realizimin e kontratave të banimit social dhe të përballueshëm.

Të ngjashme