Shefja e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave është e hidhur për kosovarët dhe se ajo bashkëndjenë me të rinjtë.
Gjithashtu ajo theksoi se Kosovës do t’i liberalizohen vizat, por është çështje kohe. Sipas saj kjo edhe është e bukura e BE-së, se i respektojnë rregullat, dhe një nga rregullat është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Çështja e liberalizimit të vizave ishte e pranishme kur mbërrita në Kosovë, pritej që vendimi të merrej brenda disa javësh, kjo është një çështje e hidhur, bashkëndjej me të rinjt e Kosovës, janë viktima të vërteta të liberalizimit të vizave. Mendoj se ne Parlamenti Evropian, gjithashtu edhe Komisioni Evropian e ka theksuar se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat, e bukura e BE-së është që ka rregulla dhe ne i respektojmë ato, do ta respektojmë atë”, tha Apostolova.
Më tutje ajo deklaroi se gjendja e BE-së për momentin është tejet e brishtë, për shkak të disa problemeve që kanë.
“Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë edhe tani. BE është në një gjendje tejet të brishtë për momentin, ne po merremi me emigrantët, me terroristët, kemi shumë probleme tani”, tha ajo në KTV.