Apostolova: Perspektiva e Kosovës është Bashkimi Evropian

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 15:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Natalya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE në Kosovë ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

“Nuk ka ndonjë dallim ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, perspektiva është e njëjtë. Procesi i zgjerimit mbetet një proces i mbështetur në merita dhe kjo varet nga partnerët dhe gatishmëria për të realizuar detyrat”, tha Apostolova.

Sipas saj Kosova dhe Serbia duhet që të ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes intensifikimit të raporteve ndër shtetërore.

“Evropa nuk do të importojë probleme bilaterale kjo do të thotë se Kosova dhe Serbia duhet të intensifikojnë marrëdheniet e tyre. Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën duhet të jenë të gatshëm që të krijojnë një union, ndryshimi fillon prej shtëpisë. Është bërë përparim por reformat gjithpërfshirëse nevojiten në fushat kryesore”, tha Apostolova.

 

 

 

Të ngjashme