Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se është shqetësuese numri i zëvendësministrave, prandaj sipas saj, 75 milionë euro për pagat e tyre është më mirë të shpenzohen për reforma të mirëfillta, raporton Ekonomia Online
Këto komete ajo i bëri gjatë prezantimit të gjetjeve të “Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ajo shtoi se nuk duhet të vonohet me këtë reformë pasi që vonohet edhe ndryshimi në gjenerata.
“Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, nuk dua të bëjë krahasime, por kuptoni çfarë po dua të them, kur ne shpenzojmë buxhetin 75 milionë do dëshirojmë të shohim se këto para të përdorën për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Bëjë thirrje ta riorganizojmë administratën publike, që mos të bëjmë shpenzime për zëvendësministra”.
“Krahasuar me raportin paraprak Kosova nuk ka ecur përpara në zhvillimin e sistemit të arsimit dhe ne kemi vendosur ta bëjmë prioritet jo në afat të shkurtër, rezultatet e kësaj reforme do ti shohim pas disa viteve, nëse vonojmë këtë reformë do vonohet ndryshimi në gjenerata, rekomandimet e GIZ-it të merren seriozisht kjo varet nga ministri sa angazhohet ë stafin e tij t’i zbatojë rekomandimet, kemi nevojë për përkushtimin e ministrisë së financiare dhe administratës publike”.
Ajo shtoi se për pagesat për njohjen e kontributit të mësimdhënëseve në vitet të 90-ta duhet të gjenden mënyra alternative, ngase nuk do të ketë mundësi që të paguhen nga buxheti i Kosovës.
“Kosova do ta ketë një sektor të reformuar të arsimit dhe një cilësi të krahasueshme me vendet e BE-së, mësimdhënësit janë aktorët kyç në këtë reformë. Pagesat për njohjen e kontributit të mësimdhënëseve në vitet të ’90. Lehtësimi i fondit monetar lidhur me shpenzimet duke e pranuar kontributin e mësimdhënëseve gjatë asaj periudhe duhet të gjejmë mënyrë alternative si të vazhdojmë më atë, duhet të sigurojmë financa që s’mund të financohen vetëm nga buxheti i Kosovës”.
Shefja e BE-së shtoi se planifikojnë që këtë vit të japin 35 milionë euro për sektorin e arsimit, ngase vetëm duke investuar në arsim tha Aposotolova mund të ulet numri i të pa punëve, raporton EO.
“BE e sheh arsimin si sektori prioritar në Kosovë kjo nuk është e rastësishme sepse popullata e Kosovë pothuajse 70% është gjenerata më e te në Evropë, përmirësimi i arsimit është mënyra më e qëndrueshme me zhbë ciklin e papunësisë dhe me sigurua një zhvillim të shoqërisë në vazhdimësi. Arsimi është prioritet edhe në aspektin e financimit nga ne”.
Edhe Mark Barret, udhëheqës i projektit në kuadër të BE-së, nga GIZ-i, foli për punën e zëvendësministrave.
Ai tha se në bazë të të gjeturave zëvendësministrat nuk i kanë bashkërenduar aktivitetet me politikën e MAShT-it, por kanë vepruar në baza partiake.
“Këto të gjetura prekin fusha të ndryshme; aranzhimet institucionale në arsim, ministria ka staf të limituar, kemi shikuar drejtimin politik dhe duke përfshirë rolin e zv.ministrave se si nuk i kanë bashkërenduar aktivitetet me politikën e MASHT-it. Kemi shikuar organizimin e brendshëm se si është shpërndarja e burimeve, ka njësi të vogla me 1 ose 2 të punësuar”.
“… ka p.sh menaxher pa asnjë të punësuar, një çështje tjetër ka të bëjë me koordinimin politikave të legjislacionit dhe si realizohet kjo. Kemi sjell rekomandime edhe për qasjen ndaj prioriteteve edhe veç ka filluar kjo për të krijuar një task-forcë për të dizajnuar prioritetet kyç”.