Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakic ka takuar Shefen e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Sipas një njoftimi të Ministrisë të cilën e drejton Rakic, në këtë takim zëvendëskryeministri dhe ambasadorja Apostolova janë pajtuar që vazhdimi i dialogut është i rëndësisë së veçantë, raporton Gazeta Express.
Apostolova takon Rakiqin flasin edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë -Serbi
“Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike, strategjinë e ardhshme për zhvillim ekonomik, luftën kundër pandemisë aktuale me COVID-19 dhe pasojat të cilat kanë ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë regjionin. Zëvendëskryeministri Rakić dhe ambasadorja Apostolova pohuan se vazhdimi i dialogut është i rëndësisë së veçantë për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e MPL’së