Apple kërcënon hajnat: Ne po ju ndjekim, ktheni telefonat

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Apple ka paralajmëruar hajnat që morën pajisje iPhone nga dyqanet e saj gjatë trazirave në Shtetet e Bashkuara.

Këta telefona monitorohen në mënyrë elektronike dhe duhet të kthehen, tha kompania.

Sipas CNN, Apple po i paaftëson telefonat e vjedhur nga dyqanet e tyre, duke i bërë të papërdorshëm, dhe fotografitë që tregojnë mesazhin e kompanisë të destinuar për hajdutë u shfaqën në rrjetet sociale këtë javë.

Dyqanet e Apple në SHBA filluan të hapen pas disa muajve pushim për shkak të koronavirusit, por ato në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington u shënjestruan nga vandalët dhe hajdutët pas shpërthimit të protestave për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Përveç faktit se telefonat e vjedhur ishin të paaftësuar dhe të gjurmuar nga kompania, hajdutët u informuan me mesazhe se në cilat dyqane mund t’i kthejnë telefonat e vjedhur.

Të ngjashme