Apple refuzon të paguajë gjobën prej 14 miliardë dollarëve të vendosur nga BE

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 13:55 | Nga

Apple me sa duket do të ngrejë një sfidë ligjore kundër Rregullatorëve të Bashkimit Evropian pasi këto të fundit vendosën se Apple duhet të paguajë gjobë një shtesë në vlerën marramendëse prej 14 miliardë dollarësh në taksa për marrëveshjen e tyre të taksave me Irlandën.

Irlanda kanë thënë edhe më parë se do të kundërshtojë vendimin e vendosur nga rregullatorët e BE-së.

Apple ka thënë se rregullatorët kanë injoruar ekspertët tatimor dhe ligjin e korporatave dhe kanë shkuar aq larg vetëm për të maksimizuar dënimin.

Në gusht të këtij viti, rregullatorët evropianë urdhëruan kompaninë Apple të paguajë 13 miliardë euro për taksa, ndërkaq Irlanda ka thënë se Apple nuk ka borxh këtë shumë dhe do të sfidojë vendimin.

Do të jetë interesante për të parë se çfarë ndodh në mes Apple dhe rregullatorëve të BE-së, pasi vendimi i formës së prerë mund të ndikojë tek një numër i kompanive të tjera në Evropë që veprojnë në mënyrë të ngjashme me Apple.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme