Në një treg të stagnuar të ta-bletëve, kompania prestigjioze Apple mund të lan-sojë tre modele të reja të saj këtë pranverë, parashikon analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo.
Uebfaqja AppleInsider ka publikuar një shënim për investitorët, duke detajuar zhvillimet e mundshme në serinë e tabletave të Apple.
Para së gjithash, tableti gjigant 12.9-inç iPad Pro do të zëvendësohet dhe do të lansohet së bashku me modelin e ri-dizajnuar prej 10 ose 10.5-inç.
Të dytë do të vijnë me procesor të iPhone 7 në version të përmirësuar i cili do të quhet A10X, raporton GSM Arena. Ky procesor do të prodhohet nga kompania TMC.
Modeli i tretë, vazhdon analisti, do të jetë 9.7-inç me procesor në version të modifikuar të A9 nga iPhone 6s, i cili do të prodhohet nga Samsungu.
Ky model i veçantë, po ashtu, do të jetë ai i cili do të shënojë shitjet më të mëdha, diku prej 50 deri 60 për qind nga totali i shitjeve të tre modeleve.