Kur Apple prezantoi orën e vet inteligjente në 2015 , pritja qe e vakët dhe disa kritikë pretenduan se nuk do të kishte kurrë suksesin e iPod ose iPhone.
Por shitjet e Apple Watch eklipsuan shpejt çdo smartwatch tjetër dhe me rritjen e interesit për teknologjinë “që mund të mbahet në trup”, këtë vit kjo ore pritet t’ia kalojë edhe shitjes të atyre zvicerane të marra së bashku.
Seria 5 e orave dixhitale të Apple-it, edhe pse kushtojnë nga 399 funta (460 euro) dhe më lart, duket se do të vazhdojë dominimin e firmës në tregun e smartwatch-ëve, dhe këtë, e ka me meritë. Ekranin e kanë OLED, me ikona që mund të hapin shumë shpejt një program, e ofrohen dhe funksione për çdo lloj sporti.
Funksioni ECG apo ai i matjes në kohë reale të parametrave të zemrës, në këtë seri vjen i përmirësuar. Një element tjetër i rëndësishëm është autonomia e baterisë, e po ashtu, edhe fakti që ekrani qëndron I hapur gjithë kohën.