Dermatologët tërheqin vërejtjen për rrezikun nga “orët e mençura”

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Pajisjet si “Apple Watch” dhe “Fitbit” mund të shkaktojnë skuqje në lëkurë, ngase janë “terren i përsosur për baktere”, sipas një studimi.

Personat që bëjnë palestër dhe nuk i pastrojnë dy pajisjet në fjalë çdo ditë, kanë nivele shumë më të larta të mikrobeve sesa të tjerët në lëkurën e tyre.

Studimi gjithashtu testoi sipërfaqet e lëkurës të pesë përdoruesve të rregullt të orave të mençura. Nga ky studim doli se ata kishin nivele më të larta të baktereve se normalja.

Normalisht, bakteret e stafilokokut mund të gjenden në veshje ose në lëkurë, por nivelet e larta do të çojnë në acarim të lëkurës.

Dr Nicole Chiang, një dermatologe nga Spitali Universitar i Manchesterit të Jugut NHS Foundation Trust tha se përdorimi i rregullt i ‘smartwatch’-ëve mund të çojë në infeksione.

Ekspertët e lëkurës janë të shqetësuar se si pajisjet më të fundit kanë potencë më të madhe të baterisë, gjë që po bën që përdoruesit të mos i hjekin fare nga dore ato.

Dr. Anjali Mahto, dermatologe, tha se pacientët vuanin shpesh nga alergjia në nikel, prej nga edhe përbëhet një pjesë e këtyre “smartwatch”-ëve, gjë që krijoi probleme të tjera të lëkurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme