Qeveria ka aprovuar edhe Draftin e koncept-dokumentit për Edukimin Parashkollor 0-6 vjeç.
Zëvendësministri i MAShT-it, Heset Sahiti, tha se ky koncept dokument është shumë i rëndësishëm.
“MASHT duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj fushe ka përfshirë atë në plan. MASHT ka planifikuar ta miratojë projektligjin gjatë këtij viti. Objektivi është edukimi parashkollor, të përcaktohet edukimi i fëmijëve nga 0-6 vjeç, sipas standardeve evropiane. MASht do të jetë e obliguar për hartimin e politikave arsimore”, tha Sahiti, raporton Ekonomia Online.