Dreshaj: Priten shifra të larta të infektimeve me COVID, ende s’jemi në pikun e pandemisë

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Shifra më të mëdha të të infektuarve me Covid-19 po paralajmërohen ditëve në vazhdim në Kosovë.

Edhepse këto ditë Kosova po përballet me numër të lartë të të infektuarve, vendi ende nuk është në pikun e infektimeve me variantin Omicron.

Kështu po thotë infektologu njëherit deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

“Praktikisht Kosova ka hy në këtë valën e re të pandemisë me variantin e ri Omicron dhe mendoj që ende nuk jemi në pikun. Unë uroj që të jenë këto shifrat më të mëdha të mundshme që do t’i kemi të regjistruara por besoj që edhe në ditët në vijim do të jenë ditë të cilat do të regjistrojnë numër të madh të të infektuarve”, ka deklaruar Dreshaj.

Infektogolu Dreshaj: Masat e Qeverisë kundër Covid-19 të largohen sa më parë

Infektologu, Shemsedin Dreshaj thotë se masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës janë të paarsyeshme.

Sipas tij, ora policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë nuk janë masa standarde të parandalimit.

“Qeveria duhet të veprojë në nivel të masave standarde të parandalimit, pra me vaksinim masiv të popullatës që duhet të bëhet, duhet të bëhet respektimi i masave parandaluese standarde, bartja e maskave, pastaj distanca dhe njëkohësisht dezinfektimi i duarve. Është jologjike dhe e pakuptimtë që të kalohet në masa radikale përderisa nuk respektohen masat standarde”, është shprehur Dreshaj.

E, derisa flet për mosrespektimin e masave standarde thotë se në Kosovë ende ka njerëz që nuk besojnë se ka virus.

“Unë mendoj që shembull tipik keni këto shitoret e mëdha, shkoni dhe do të keni një numër të konsiderueshëm ose një numër maksimal të njerëzve të cilët mendojnë që fare nuk ka pandemi, pra krijohet përshtypja që nuk ka virus në Kosovë dhe kjo kërkon që me urgjencë të luftohet ndërsa masa si reduktimi i orarit dhe ora policore ose ndalesat në kufi të bashkatdhetarëve duhet të largohen sa më parë”, ka pohuar ai.

Dreshaj: Doza e tretë të bëhet obligative për punëtorët e sektorit publik

Infektologu Shemsedin Dreshaj, në një intervistë për FrontOnline ka folur edhe për procesin e vaksiminit kundër Covidit si dhe për vaksinat antiCovid me afat të skaduar.

Dreshaj ka thënë se nuk ka informatë nëse ka vaksina me afat të skaduar, por ka siguruar që asnjë qytetari të Kosovës nuk do t’i jepet një vaksinë e tillë.

“Unë këtë nuk e di, kjo është çështje për t’u hulumtuar nuk kam informatë të këtillë por atë se çfarë di të iu them është që më herët kemi pas vaksina të cilat janë shkatërruar për shkak se nuk janë marrë. Është e mundur që tash të ketë vaksina në skadencë ose me afat të skaduar, por thellë jam i bindur që asnjë vaksinë me afat të skaduar nuk do t’i jepet asnjë bashkëqytetari të Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit me dozën e tretë ka thënë se këtë e ka kërkuar që të bëhet obligative për kategorinë e punëtorëve që punojnë në sektorin publik.

“Unë kam kërkuar që të bëhet obligativ vaksinimi i të gjitha kategorive të punëtorëve në sektorin publik, pra kjo është ajo të cilën janë duke e promovuar edhe vendet e perëndimit…Ju them unë prapë qëndroj prapa këtij propozimi që kategoritë që punojnë dhe janë të eksponuara drejtpërsëdrejti me pacientët me Covid duhet të jenë të mbrojtur, njëkohësisht ta mbrojnë veten dhe të mos i rrezikojnë të tjerët”, ka deklaruar infektologu Dreshaj.

Deputeti i AAK-së: Votuesit dhe mbështetësit tonë s’i ndalojmë të marrin pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të energjisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e protestës së nesërme kundër shtrenjtimit të energjisë.

Por, kjo nuk do të thotë që votuesit dhe mbështetësit e kësaj partie nuk mund të jenë pjesë e saj.

Kështu, ka deklaruar për FrontOnline deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshgaj.

“Mbështetësit tonë dhe votuesit tonë të cilët e ndiejnë veten të rrezikuar kanë të drejtë të protestojnë si çdo qytetar tjetër i subjektit tjetër politik. Pra, këtu nuk bëhet fjalë më për mbështetje të programeve partiake të ndonjë subjekti politik, këtu bëhet fjalë drejtpërsëdrejti për mirëqenien e qytetarit, për rrezikimin e mirëqenies se tij”, ka thënë ai.

Ndërsa, për paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për mospërfshirje në shtrenjtim të rrymës të katër komunave veriore, Dreshaj ka një përgjigje.

“Unë s’kam koment për këtë. Kosova është një e tërë, një ligj vlen për tërë territorin e Kosovës”, është shprehur shkurt ai.

Kurse, ka treguar se cilat do të jenë hapat e ardhshëm në rast se merret vendim për shtrenjtim të energjisë.

”Ne kemi marrë shumë hapa deri më sot…. Ne kemi hasur në vesh të shurdhër, këtë kërkesë e ka bërë kryetari Haradinaj dhe deri më sot nuk kemi pas reflektim as në drejtim të blerjes paraprake të energjisë për kontraktim në kohën më të përshtatshme, nuk kemi has në vesh të mirë as në drejtim të gazit amerikan i cili ka pas të vie në Kosovë dhe njëkohësisht as tash nuk po hasim në vesh të dëgjueshëm nga ana e Qeverisë lidhur me mosshtrenjtimin e energjisë”, ka thënë  Dreshaj.

Ndryshe, nesër me fillim nga ora 14:00, partia Socialdemokrate do të organizojë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme