Ministri i Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka thënë se gratë arabe do lejohen të jenë pjesë e forcave ushtarake.
Gratë në Arabinë Saudite mund t’i bashkohen Ushtrisë Arabike Saudite, Mbrojtja Ajrore Mbretërore Saudite, Flota Detare Mbretërore Saudite, Forca Strategjike e Raketave Mbretërore Saudite dhe Shërbimet Mjekësore të Forcave të Armatosura, shkruan Gulf News.
Ky ndryshim vjen nga ‘Vizioni 2030’ iniciativa e Princit Mohammed bin Salman, që shpalos reforma që avancojnë gratë Saudite në fusha të ndryshme.
Me këtë iniciativë, gratë saudite do mund të bëjnë punë që më herët ishin të limituara vetëm për meshkuj, si kamarier dhe arkëtarë.
Arabia kishte lejuar gratë t’i bashkoheshin Ushtrisë në 2019 të njëjtin vit kur Mbretëria Saudite kishte lejuar që gratë të dilnin jashtë shtetit edhe pa lejen e ndonjë mashkulli.