Bora mbulon Saharën dhe Arabinë Saudite

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Derisa janari sjell borë në shumicën e vendeve të botës, kjo deri tani nuk ka vlejtur edhe për shkretëtirën e Saharës dhe Lindjen e Mesme.

Mirëpo këtë muaj është parë borë në Sahara dhe temperaturë deri në -2 gradë celsius në Arabinë Saudite.

Një fotograf ka kapur pamje të mahnitshme të akullit nëpër Saharë derisa edhe temperaturat janë shënuar të ulëta.

Ndërkaq në Arabinë Saudite, vendasit dhe vizitorët e ndryshëm janë dyndur në shkretëtirën e Aseerit për t’i shijuar pamjet interesante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme