Arabia Suadite kërcënon me zvogëlim të prodhimit të naftës

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Administrata amerikane e Informacionit për Energji tha se rezervat e naftës së papërpunuar të vendit javën e kaluar u rritën me 6.5 milionë fuçi, duke shënuar javën e katërt të rritjeve, kur eksportet ranë në 1.8 milionë fuçi në ditë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi Turqisë regjistrimin audio të vdekjes së gazetarit të Washington Post, Jamak Khashoggi, të cilin Turqia pretendonte se i kishte dërguar tashmë në SHBA.

Të mërkurën, Trump tha se “E kemi kërkuar nëse ekziston Arabia Saudite ka qenë një aleat shumë i rëndësishëm e jona në Lindjen e Mesme. Ne po e ndalim Iranin”.

Qeveria turke zbuloi prova, të cituara nga New York Times lidhur me torturimin e Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Provat supozohet se gazetari ishte rrahur dhe trupi i tij ishte copëtuar. Nëse dëshmitë konfirmohen, ato mund të nxisin tensionet politike ndërkombëtare. Arabia Saudite ka nënkuptuar se mund të zvogëlojë prodhimin e naftës nëse vendet bëjnë ndonjë veprim për të ndëshkuar mbretërinë.

Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet me 69.69 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme