Shtabi Zgjedhor i LDK-së njofton se paralajmërimi i publikuar për debatin televiziv në RTV Dukagjini është bërë pa pëlqimin e tyre. LDK sqaron se kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, sonte është në Klan Kosova, në Interaktiv KTV dhe në Gazeta Express.
“Kandidati i LDK-së për Prishtinën, z. Arban Abrashi nuk iu ikë debateve, por po respektojmë orarin zyrtar të fushatës dhe përcaktimin tonë për debate mes kandidatit tonë për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kundërkandidatit të tij në 5 ditët e fushatës, në 5 televizione”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Sipas agjendës së paracaktuar, z. Abrashi do të jetë prezent sonte në disa programe televizive. Por, jo në RTV Dukagjini. Edhe aty do të jemi, për hir të shikuesve, por kur të dakordohemi paraprakisht”.
“Paniku i humbjes e ka kapluar kandidatin e Vetëvendosjes. Pasi t’i kryejnë pazaret, Abrashi i pret në ballafaqimin 555, që nga e hëna Shpendin, Selimin, Rrahimin, Dardanin e të tjerë”, përfundon reagimi i LDK-së.