Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në treg, e për konsumatorët prodhon të gjitha llojet e saj.
Por, risia e fundit e Prince Caffee lidhet me imazhin që do ta përfaqësoj. Nga tash, nderin për të qenë brend ambasadore e produkteve më të shitura në vend, e mban mbi supe prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani.
“Jam e privilegjuar dhe ndjej një vlerësim të madh të pëfaqësoj këtë brend. Jo vetëm sepse
është një brend shumë i mirë i Shqipërisë së madhe, por edhe sepse të them të drejtën nuk e
kisha menduar ndonjëherë veten si një imazh kompanie kafeje”, ka thënë Osmani.
E çka do të sjellë Prince Caffee tash e tutje nuk lidhet vetëm me imazhin e ri. Kampanja të jashtëzakonshme i presin adhuruesit e kafesë në vazhdimësi, ashtu siç Devolli Corporation ka ditur të bëjë për gjithë këtë kohë sa është në treg.