Ditën e sotme, Arbana Osmani ka publikuar një foto nga sheshxhirmet e filmit të Eduartit, duke e shoqëruar me një përshkrim në anglisht.
Por duket se kjo ka revoltuar fansat që kanë shpërthyer në komente, duke “kërkuar” llogari se përse ajo shkruan në anglisht dhe jo në shqip.
“Vendi i sotëm i xhirimeve është i rrallë. Një shtëpi e rrallë tradicionale shqiptare e paprekur nga epoka moderne vetëm sepse nuk ka rrugë që mund të shkosh me makinë! I uroj fat të gjithë ekipit, veçanërisht atij teknik që do të mbajë mijëra kg pajisje vetëm sepse regjizori donte këtë shtëpi të veçantë,”- ka shkruar Arbana.
Megjithatë, moderatorja nuk ka ngurruar të përgjigjet e të sqarojë se nuk është faji i saj pse ata nuk dinë anglisht dhe se një pjesë e stafit të filmit dhe e ndjekësve të saj, janë të huaj.
Megjithatë, duhet ta pranojmë që shumica prej nesh zgjedh të shkruajë “captions” në anglisht, si një ndër tendencat më të mëdha kur bëhet fjalë për përshkrimin e fotove apo videove.