Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ka një përafrim publik ndërmjet partisë së tij dhe Vetëvendosjes.
“Unë kam deklaruar publikisht se preferoj një koalicion ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosje, por a është i mundshëm, duhet të shihet programi, kandidatët e gjëra të tjera”.
“Diskursi i LDK-së dhe VV-së është afruar goxha shumë. Ka një dashuri publike ndërmjet tyre.Zgjidhje ka gjithmonë, vetëm a ka vullnet”.
Por a do ta pranonte Gashi, Kurtin për kryeministër?
“Unë çështjen nuk e lidhi shumë më individin, duhet të diskutohet programi, pasi kemi dallime të mëdha programore – dhe pastaj kush do të jetë bartësi i këtij programi”.