Arben Shala, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dalë me një emër të ri për kryetar të Komunës së Drenasit, raporton Ekonomia Online.

Pas shumë debateve, duket se emri i nënkryetrit të Drenasit, Arben Shala do të jetë kompromisi i të gjitha fraksioneve, i cili po merr mbështetje edhe nga kryesia qendrore e partisë.

Nënkryetarin aktual të Drenasit e ka mbështetur publikisht tërthorazi edhe kryetari aktual Ramiz Lladrovci i cili në paraqitjen e fundit televizive ka thënë se do ta mbështeste dhe do të tërhiqej nga gara nëse PDK e zyrtarizon kandidaturen e Arben Shalës.

Burimet e Ekonomia Online brenda Kryesisë së PDK-së kanë bërë të ditur se nënkryetari aktual i Komunës, Arben Shala mund të votohet nga kryesia në fillim të javës së ardhshme.

Të ngjashme