Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ftesës për raportim në Komisionin për Shëndetësi.
Kështu ka njoftuar deputeti i AAK-së, njëherit anëtar i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj.
Vitia është ftuar të raportojë për të raportoj për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.
Postimi i tij i plotë:
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.
E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.
Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!