Ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit.
Ai tha se bashkëndjen me familjen dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje të madhe të mjekësisë së Kosovës.
Sipas Vitisë, ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim.
Njoftimi i plotë:
Me
dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor
Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo
vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të
mjekëve të rinj.
Nd arja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të
pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje
të madhe të mjekësisë së Kosovës.
Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve edhe për humbjen e secilit prej
profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë të vështirë, të cilët ishin në vijë
të frontit, si dr. Fadil Zuka dhe dr. Ali Tolaj.
Humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, humbja e një
profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës
më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera