Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndryshim sa i përket kandidatit për kryetar të Kuvendit në seancën konstituive të sotme. “Jo, në asnjë mënyrë”, raporton Ekonomia Online.
“Po presim përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, tha ai.
Vitia theksoi se konstituimi i Kuvendit është urgjent dhe duhet të ndodhë sa më parë.
