Lista e emrave që pritet të emërohen në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë është ngushtuar në vetëm dy.
Emrat e ministrave në Qeverinë e ardhshme e cila pritet të formohet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ende nuk janë të ditur për publikun.
Për Ministrinë e Shëndetësisë duket se lista e emrave është ngushtuar. Njëri prej deputetëve të ardhshëm, Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa ose Arben Vitia nga LVV, pritet të emërohen në pozitën e ministrit të MSH-së.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se ka përpjekje të forta nga Avdyli që të jetë ministër i ardhshëm.
Asnjëri nuk ka treguar nëse është definuar emri i ministrit të ardhshëm të shëndetësisë.
Kujtojmë se Vitia ka udhëhequr MSH-në në Qeverinë Kurti vitin e kaluar, ndërsa Avdyli deri më tani nuk ka mbajtur poste ekzekutive, përveç mandateve të deputetit.
Vitija në zgjedhjet e fundit ka fituar mbi 107 mijë vota në nivel të Kosovës, ndërsa Avdyli ka marr mbi 26 mijë sosh.