Arbenita erdhi provokuese në paraqitjen e fundit.
Arbenita Ismajli është emër që u bë i njohur për publikun që prej lidhjes me reperin Fero, shkruan lajmi.net.
Modelja është shumë aktive në profesionin e saj, teksa vazhdimisht sjell fotografi të reja, ku shfaqet shumë joshëse.
Njësoj veproi edhe së fundi, teksa u shfaq e veshur me një ‘bodysuit’ të zi dhe një palë xhinse, gjysmë të zhveshura.
Modelja provokoi me xhinset e zbërthyera, ndërsa theksoi edhe një herë fizikun e përsosur, për të cilin edhe komentohet vazhdimisht.
Kujtojmë se Arbenita dhe Fero shpeshherë kanë qenë pre e thashethemeve për krizë në lidhjen e tyre, por ata po e shijojnë në maksimum këtë romancë.