Arbër Mehmeti sërish në mesin e yjeve të Hollywoodit

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 15:43 | Nga

Aktori me prejardhje shqiptare, Arbër Mehmeti tash e disa vite është duke e zhvilluar karrierën e tij profesionale në Los Angelos.

Ai shquhet për rolet e tij të shumta, madje ishte pjesë e një nga filmave më të famshëm komedi-romancë “Why Him”, shkruan lajmi net.

Mehmeti i cili po bën karrierë në skenën e Los Angeles-it në këtë film shihet të jetë në mesin e shumë yjeve botërore siç janë: James Franco, Bryan Cranston, Megan Mullally, Keegan-Michael Key, Griffin Gluck.

Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe në disa filma të njohur si: “Counterpart”, “Santa Clarita Diet”, “The Madness Within”, “Jean Claude Van Johnson”, “Discount Fitness”, “Love of Mass Destruction”, “Empty Space”, etj.

Aktori Mehmeti fitoi kampionatin e Rajonit V në Festivalin Amerikan të Kolegjit ‘Kennedy Center’ dhe u nderua me çmimin prestigjioz Irene Ryan.

Po ashtu, ai ishte anëtari i vetëm i klasës që performoi në çdo prodhim, përfshirë “Ciklin e Kentakit”, ku nominua për çmimin e “Circle of Drama Critics”për ansamblin më të mirë.

Duhet theksuar se ai ka lindur në Prishtinë, e që gjithnjë e më shumë ishte i fokusuar në ëndrrën e jetës së tij, ku tashmë ka arritur të jetë në mesin e aktorëve më të suksesshëm shqiptarë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme