Ylli i përfaqësueses kosovare, Arbër Zeneli, është ftuar në ndeshje e sotme midis Stade de Reims dhe Marseille, e cila do të zhvillohet nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 23-të në Ligë 1.
Mesfushori 23 vjeçar u bë pjesë e skuadrës franceze, Stade de Reims, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Ndërsa sot është një ditë e rëndësishme për Zenelin pasi që ka shumë gjasë që ai të debutojë sonte me klubin e ri.
Anësori i Kosovës shkon në Ligue 1 me statistika fantastike, pasi në 17 paraqitje në Eredevise, dhuroi 11 asistime, më shumë se çdo lojtarë tjetër – teksa ka kontribuar edhe me tre gola.
Futbollisti kosovar ka premtuar se do ta japë maksimumin e tij për ta ndihmuar skuadrën franceze.