Arbëria i merr pikë edhe Feronikelit

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

KF Arbëria dhe KF Feronikeli kanë ndarë pikët duke luajtur barazim 0-0.

Ndeshja hapëse e xhiros së katërt e zhvilluar në ‘Agron Rama’ në Obiliq të martën pasdite, dhuroi shumë emocione, raste të mira shënimi, por jo edhe fitues.

Skuadra e promovuar këtë sezon në Superligë, vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe pas katër xhiros, duke kryesuar me tetë pikë.

Në anën tjetër, Feronikeli i Afrim Tovërlanit, me pesë pikë, zë vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, Arbëria udhëton për t’u takuar me Gjilanin, ndërsa Feronikeli pret Dritën./Lajmi.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme