ARD-ja gjermane: “Kosova dhe rasti historik”

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Transmetuesi publik i Gjermanisë, ARD në emisionin sportiv “Sportschau” ka raportuar për përfaqësuesen e Kosovës dhe mundësinë e gjasat reale, që të arrijë suksesin historik, kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2020”.

Në fokus, nga “Sportschau” është Milot Rashica që fundjavën e kaluar shënoi penalltinë vendimtare të Werder Bremenit, në barazimin 2:2 në Frankfurt ndaj Eintrachtit, transmeton KTV.

“Rashica nuk kishte as 0.0 dyshim se do ta huq penalltinë. Por si është e mundur që 23-vjeçarit t’i besohej penalltia, kur ai vinte nga lëndimi?” pyet ARD për besimin që Rashicës, ia dha trajneri Florian Kohfeldt.

“Miloti ka para vetes ndeshjen më të rëndësishme të jetës. Lojtarët e kombëtares së Kosovës mund të bëhen heronj në vendin e tyre”, ka thënë trajneri i Werderit për Rashicën, të cilit i duhej vetëbesimi para ndeshjes së Kosovës me Malin e zi, të hënën më 14 tetor.

Një vend i vogël si Kosova, me sipërfaqe gati sa krahina e Bayernit dhe me popullsi më pak se Hamburgu në Gjermani, ka tetë pikë nga kualifikimet, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje nga Anglia.

“Madje edhe nga disfata prej 5:3 në Southampton, Kosova fitoi zemrat e tifozëve anembanë. Të hënën, ekipi i zviceranit Bernard Challandes, e pret Malin e ZI. Me një fitore, Kosova i afrohet qëllimit, para ndeshjeve me Çekinë e Anglinë, në nëntor”, raporton Sporthschau.

“Por edhe nëse shkon keq për Kosovën ‘shpresëvogël’, ëndrra vazhdon, pasi kombëtarja e këtij vendi të vogël, ka fituar grupin e vet, në grupin D të Ligës së Kombeve dhe në mars të vitit të ardhshëm, mund ta sigurojë biletën për Evropian, në ndeshjet e Play-Offit”. ARD-ja vazhdon të flasë për Rashicën që më 15 golat në vitin 2019 dhe formën e mirë, mund të kalojë te ndonjë skuadër e madhe.

Kosova vlerësohet të ketë rritjen më të madhe si ekip përfaqësues, që kur vendi shpalli pavarësinë më 2008 dhe që nga viti 2014, FIFA lejoi Kosovën të luajë miqësore, pa flamur, pa himn e pa simbole shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme