Ardi Veliu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai fitoi gradën “Drejtues i Parë” në konkursin e zhvilluar pak kohë më parë në akademinë e Policisë.
Kjo gradë është e nevojshme për të mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Aktualisht, Veliu mban postin e drejtorit të policisë së Tiranës. Vetëm pak ditë më parë policia e Tiranës zbardhi brenda pak ditësh një nga vrasjet më të bujshme që tronditi kryeqytetin. Ishte vetë Veliu që bëri të ditur detajet e operacionit.
Aktualisht, i komanduar pas largimit të Haki Çakos ishte Rebani Jaupi.