Këngëtari me prejardhje nga Kosova, Ardian Bujupi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, nuk ndalet së angazhuari për krijimin e hiteve të reja.
Me zërin e tij, ka bërë për vete numër të madh fansash, në çdo vend ku ka shqiptar.
Ai ka treguar se do të lansojë projektin e ri të enjten, në bashkëpunim me këngëtaren gjermane Vanessa Mai.
“LANDEBAHN të enjten në 23:59, në bashkëpunim me Vanessa Mai”, shkroi këngëtari në mbishkrimin e imazhit.