Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Nichts fur immer” mban titullin kënga e tij e re, e cila vjen në gjuhën gjermane, pasi ka tash e sa kohë që ai është pjesë edhe e tregut gjerman.
Muzika është punuar nga producentët Maxe, Neal dhe Alex, teksa tekstin e saj e ka shkruar vet Ardiani.
Foto: Ardian Bujupi/YouTube
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili e sjell këngëtarin me prejardhje nga Drenasi në disa skena, ku paraqitja me stil nuk mungon.
Ardiani përndryshe vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte muzikore në tregun vendosur dhe atë gjerman, teksa është një artist mjaft i dëgjuar dhe i pëlqyer në të dyja tregjet.