Ardian Gjini fiton në Gjakovë, sipas Exit Poll-it

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-in për balotazhin në Gjakovë, ku Ardian Gjini i AAK-së dhe Ardian Gola i VV-së ‘luftuan’ për karrigen e kryetarit.

Sipas Exit-Pollit, këtë komunë do ta drejtojë sërish Ardian Gjini.

AAK-ja ka triumfuar me 57.20 për qind, derisa VV-ja 42.80 për qind.

Ndërsa, sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO-Consulting në bashkëpunim me TV Dukagjinin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, del të jetë në epërsi ndaj kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ardian Gola, në garën për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Sipas të dhënave, Ardian Gjini kryeson me 58.3% të votave, ndërsa Ardian Gola ka marrë 41.7%.

Të ngjashme