Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se do të garojë edhe në zgjedhjet lolale të tetorit që mbahet këtë vit.
Ai ka thënë se të gjitha premtimet që i kishte dhënë katër vite më pare thuajse i ka kryer, ndërsa premton se poashtu do t’i kryejë edhe premtimet e reja që do t’i japë, nëse qytetarët ia besojnë edhe një mandate për ta drejtuar komunën.
“Po patjetër (do të garojë), do ta bëjë më të mirën për të fituar, por janë qytetarët ata që vendosin kë duan ta kenë kryetar”, ka thënë Gjini në Reporteri/Intervista.
Ai ka premtuar projekte të mëdha zhvillimore.
“Për të ardhmen do të ketë premtime të reja, këto që i kam bërë janë si element për me ju garantu qytetarëve se çka premtoj edhe i kry. Do të ketë projekte shumë të mëdha zhvillimore në të ardhmen për Gjakovën”, ka deklaruar Gjini.