Ardian Hoxha nga “American School of Kosova”, është shprehur se të gjitha partitë politike e përdorin fushën e arsimit për të mbledhur sa më tepër vota.
“Partitë politike nuk janë të sinqerta, asnjë. Arsimin dhe sektorët tjerë i shohin si mekanizma për të marrë sa më shumë vota. Nuk e kanë të sinqertë angazhimin në ekonomi dhe arsim”, është shprehur Hoxha, njofton Klan Kosova.
“Drejtorët e shkollave janë përdorur nga paslufta nga partitë për t’i organizuar zgjedhjet nëpër shkolla. Aty ka filluar, dhe pastaj të gjitha partitë e kanë marrë atë “shkollë” se si t’i bëjnë për vete drejtorët e shkollave”.
“Sa mijë mësimdhënës janë shohin partitë, sa mijë vota mund t’i marrin. Votat janë vjedh një kohë të gjatë, shkollat kanë qenë nën kontrollin e partive politike”.